Të nderuar shtetas të Republikës së Kosovës që jetoni në Mërgatë
KQZ, ka përgatitur platformën e regjistrimit për votim jashtë Kosovës me qëllim të lehtësimit të procedurave për regjistrim si votues jashtë Kosovës për procesin e ardhshëm zgjedhor.
Hapat që duhet t’i ndiqni për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës:
- Shënoni numrin tuaj personal dhe datën e lindjes;
- Shtypni butonin “Kërko” ku do të shfaqen të dhënat tuaja;
- Plotësoni informacionet e kërkuara: qytetin ku jetoni, shtetin, rrugën, numrin e rrugës, apartamentin, kodin postar, numrin e telefonit dhe e-mailin.
Zgjedhni njërën nga mënyrat e votimit:
- Përmes përfaqësive diplomatike;
- Përmes postës në kutinë postare jashtë Kosovës; ose
- Përmes postës në kutinë postare në Kosovë.
Ngarkoni dokumentet e kërkuar:
- Kopjen e njërit nga dokumentet identifikuese të Republikës së Kosovës, si: letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes; dhe
- Fotografinë tuaj së bashku me dokumentin identifikuese në dorë.
- Nëse dokumenti i Republikës së Kosovës është jo valid, ju duhet të ngarkoni edhe dokumentin valid të shtetit ku jetoni.
Për më shumë informacione klikoni Këtu